Ministria e Financave: Ankandi i 6-të i letrave me vlerë për vitin 2023 do të mbahet të premten e ardhshme

Prishtinë, 23.06.2023

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 30 qershor 2023 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2023. Në këtë ankand, do të emetohen Bono Thesari me maturitet 12 mujor në shumën prej 20 milionë euro transmiton Kosova.info

Investimi në Bono Thesari është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (12 muaj) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Go to TOP