ATK mblodhi mbi 517 milionë euro tatime në pesë muajt e parë të vitit
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës janar–maj 2026 ka mbledhur 517.4 milionë euro të hyra tatimore, duke shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të ATK-së, të hyrat tatimore janë rritur për 57 milionë euro, ose 12.4 për qind më shumë se në pesëmujorin e parë të vitit 2025.
“Rritja e të hyrave tatimore është rezultat i aktiviteteve operative, zgjerimit të e-shërbimeve tatimore, përdorimit të mekanizmave që mbështesin luftimin e ekonomisë joformale, si dhe ngritjes së përgjegjshmërisë brenda autoritetit tatimor”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
