Hadergjonaj nga Rugova: Më 7 qershor rugovianët votojnë LDK-në
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me numër 22, Fadil Hadergjonaj, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Rugovë, ku tha se ka marrë mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas Hadergjonajt, rugovianët janë njerëz të besës, nderit dhe traditës, ndërsa mikpritja që iu rezervua gjatë vizitës së tij dëshmon për përkrahjen që LDK-ja gëzon në këtë zonë.
Ai u shpreh i bindur se jo vetëm Rugova, por edhe e gjithë Peja do ta mbështesë LDK-në duke e cilësuar subjektin e tij politik si alternativën që sjell ndryshimin e vërtetë për vendin.
“Me rugovianët u besatuam, më 7 qershor e votojnë LDK-në. Faleminderit përzemërsisht për përkrahjen”, ka deklaruar Hadergjonaj.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen LDK-së në zgjedhjet e ardhshme. /Kosova.info/
