Kreshnik Uka, “mbreti” i golave në Superligën e Kosovës
Sulmuesi i Drenicës, Kreshnik Uka, ka përfunduar sezonin 2025/26 si golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës duke realizuar plot 19 gola gjatë kampionatit.
Me këtë paraqitje të shkëlqyer, ai la pas konkurrentët e tij kryesorë në garën për “Këpucën e Artë” dhe u shndërrua në figurën kryesore të skuadrës së tij.
Golët e Ukës rezultuan vendimtarë për Drenicën, e cila arriti të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar. Kontributi i tij në repartin ofensiv ishte një nga faktorët kryesorë që skuadra të shmangte zonën e rrezikshme të tabelës.
Pas përfundimit të kampionatit, Uka e mbylli sezonin në krye të listës së golashënuesve me 19 realizime, përpara Senad Jaroviqit të Gjilanit dhe Valentin Serebes së Ballkanit.
