Ministri ukrainas i Mbrojtjes e konfirmon se kanë pranuar sistemin e mbrojtjes kundërajrore NASAMS

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, ka njoftuar se Ukrainës i janë dorëzuar sistemet e para të sistemit mbrojtës kundërajror NASAMS, që do të forcojnë dukshëm mbrojtjen kundërajrore të Ukrainës.

“Shikoni kush është këtu. NASAMS dhe Aspite janë sisteme kundërajrore që kanë arritur në Ukrainë”, ka shkruar Reznikov në llogarinë e tij në Twitter.

Ai theksoi se këto sisteme dukshëm do të forcojnë ushtrinë ukrainase, dhe do ta bëjnë qiellin tonë më të sigurtë, duke vazhduar të rrëzojmë fluturaket e raketat e armikut që po sulmojnë Ukrainën.

Ai falënderoi partnerët e vendit të tij si Spanja, Norvegjia dhe SHBA-të. E javëve të fundit Rusia ka intensifikuar sulme mbi infrastrukturën civile në territorin e Ukrainës.

Për këto sulme përdori raketa balistike si dhe fluturake pa pilot. Në anën tjetër Ukraina ka pranuar nga Gjermania sistemin mbrojtës kundërajror IRIS-T, e pritet që edhe tri sisteme të tilla të arrijnë në Kiev.

Një nga kërkesat kryesore të Kievit ishte dërgimi i armëve cilësore dhe moderne të vendeve perëndimore siç është rasti i sistemeve mbrojtëse kundërajrore.

NASAMS është sistem norvegjez i mbrojtjes kundërajrore me rreze të gjatë veprimi. Në përdorim gjendet nga viti 1998 dhe e përdorin mbi 12 vende.

Go to TOP