Ministri Mehaj priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, akordohet për koordinimit të ndërsjellë

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka uruar komandantin e KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajari me rastin e marrjes së detyrës së re.

Mehaj gjatë një takimi ka shprehur edhe mirënjohjen e lartë për misionin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe ndikimit të tij të madh edhe në sigurinë rajonale.

Ndërsa, gjeneral major Kajari shprehu kënaqësinë e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritashëm në mes të KFOR-it dhe FSK-së.

Ai shprehu gatishmërinë e plotë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi dhe nivelit të marrëdhënieve të kultivuara nga paraardhësi i tij.

Ministri Mehaj dhe gjeneral Kajari u akorduan për vazhdimin e bashkëpunimit, kontakteve dhe koordinimit të ndërsjellë për shkëmbimin e pikëpamjeve për çështje me interes të përbashkët në kuadër të rolit dhe përgjegjësive institucionale

Go to TOP