Ministri Krasniqi me homologen nga Mali i Zi vizitojnë Pejën – flasin për bashkëpunimin ndërkufitar

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi së bashku me ministren për Administratë Publike, Shoqëri Digjitale dhe Media të Malit të Zi, Tamara Srzentiq, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Kosovë, kanë vizituar Komunën e Pejës, me ç’rast janë pritur nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Në këtë takim, palët diskutuan një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me interesin e përbashkët ndërshtetëror, ku ndër temat kyçe u potencua fusha e bashkëpunimit ndërkufitar, si një nga fushat kryesore përmes së cilës zbatohen projektet e përbashkëta dhe të cilat financohen nga fondet e IPA-s.

Krahas kësaj u diskutua për procesin e digjitalizimit të shërbimeve në nivelin lokal, si dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, ministri Krasniqi, ministrja Srzentiq dhe kryetari Muhaxheri vizituan Qendrën Informative për Turizëm në Pejë e cila është financuar nga programi për bashkëpunim ndërkufitar i Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. 

Go to TOP