Ministrat izraelitë uruan Donald Trump për fitoren e tij: “Zoti e bekoftë Izraelin dhe Amerikën”
Disa ministra izraelitë të ekstremit të djathtë uruan kandidatin republikan Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në ShBA.
Trump është aktualisht në një epërsi të madhe ndaj kandidates demokrate Kamala Harris dhe katër vota e ndajnë atë nga 270 votat elektorale të nevojshme për një fitore zyrtare, e cila është e sigurt se ai do të fitojë.
I pari që uroi Trump ishte ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich.
“Zoti e bekoftë Izraelin; Zoti e bekoftë Amerikën”, shkroi Smotrich në anglisht, pa përmendur qartë Trump.
Zoti e bekoftë Izraelin
Zoti e bekoftë Amerikën
Ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir ishte më i qartë, duke ripërsëritur një postim të korrikut në të cilin shkruante: “Zoti e bekoftë Trumpin” dhe shtoi: “Yaaaah”.
Ministri i Kulturës Miki Zohar shkruan në hebraisht: “Urime Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump. Ne tashmë po presim me padurim për katër vitet e ardhshme.”Më herët, Trump foli për dëshirën që Izraeli t’i japë fund luftës në Rripin e Gazës sa më shpejt të jetë e mundur, dhe disa burime thonë se ai i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se kjo duhet të bëhet deri në momentin që ai të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, në janar.
Përveç kësaj, Trump më parë pretendoi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda “24 orëve”, por nuk dha detaje se si.
