Milani mes Jasharit dhe Javi Guerra
AC Milan vazhdon të ketë si objektiv kryesor mesfushorin Ardon Jashari, por kalimi i tij nga Club Brugge po has rezistencë të fortë nga klubi belg. Edhe pse lojtari ka shprehur qartësisht dëshirën për t’u transferuar te kuqezinjtë – duke munguar në miqësore dhe seanca stërvitore – negociatat ende nuk kanë hyrë në fazën vendimtare. Brugge kërkon 40 milionë euro, ndërsa oferta e fundit e Milanit është 32 milionë plus 6 milionë euro bonuse.
Në pritje të një hapjeje nga Brugge, Milani ka rinisur kontaktet me Valenciën për Javi Guerra. Kuqezinjtë kishin ofruar më parë 16 milionë euro plus 4 në bonuse, por kjo u konsiderua “ofenduese” nga klubi spanjoll, i cili kërkon rreth 30 milionë euro, duke qenë se 30% e shitjes i përket Villarrealit.
Guerra, i lindur në vitin 2003, ka kontratë deri në vitin 2027 dhe ende nuk ka marrë ofertë rinovimi nga Valencia, gjë që mund të lehtësojë largimin e tij nëse Milani vendos të rrisë ofertën.
