Milaim Zeka shpërndan një porosi të ish-anëtarit të SHISH dëshmitar i mbrojtjes së Rexhep Selimit

Sokol Poga nga OVL e UÇK – dega Tiranë është intervistuar para grupit mbrojtës të Rexhep Selimit. Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale në Hagë, ish-anëtari i SHISH tregoi se çka u tha sot avokatëve.

Në një deklaratë të tij, të publikuar në Facebook nga Milaim Zeka, Poga tha se me dokumente dëshmoi pafajësinë e ish-deputetit Rexhep Selimi.

“Në deklarimet e mia hodha poshtë  me dokumente e fakte  konkrete disa nga akuzat e  shpifura e të montuara  kundër tij , në fillim  të vitit 1997, kohë në të cilën neve kemi bashkëpunuar në Shqipëri, menjëherë mbas rënies së  dëshmorit Luan Haradinaj”, thotë Poga

“Ndihem i lehtësuar që pata mundësinë të ndihmoj procesin për zbardhjen e së vërtetës për veprimtarinë organizative e luftarake të këtij burri trim, por edhe të shokëve tjerë që ndodhen nën të njëjtën akuzë”, citohet të ketë thënë Poga.

“Krenarë për pastërtinë  Luftës tonë të shenjtë e shpresëplotë në lirinë e të akuzuarve politikisht. Neveri pa fund për të gjithë ata që shpifin e hedhin baltë mbi luftën e UÇK-së”, shtoi ai.

Deklarata e plotë e Slog Poga:

Sot më 14 Qershor, 2022, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Hagës,  dhashë intervistën time para grupit  të avokatëve mbrojtës të  Rexhep Selimit.

Në deklarimet e mia hodha poshtë  me dokumente e fakte  konkrete disa nga akuzat e  shpifura e të montuara  kundër tij , në fillim  të vitit 1997, kohë në të cilen neve kemi bashkëpunuar në Shqipëri, menjëherë mbas rënjës së  dëshmorit Luan Haradinaj.

Ndihem i lehtësuar që  pata mundësinë  të ndihmoj procesin për zbardhjen e  së vërtetës  për veprimtarinë  organizative e luftarake tē kētij  burri trim, por edhe të shokëve tjerë që ndodhen nën të njejtën akuzë.

Neveri pa fund për të gjithë ata që shpifin e hedhin baltë mbi luftën e UÇK-së.

Lavdi Dëshmorëve,  nder e respekt për të gjithë luftetarët çlirimtarë e drejtuesit e tyre që i kthyen Atdheut tonë njerën nga pjesët e pushtuara.

Krenarë  për pastertinë  Luftës   tonë të shenjtë e shpresëplotë në lirinë e të akuzuarve politikisht.

LIRIA KA EMËR !

 Sokol Poga

Rexhep Selimi është deklaruar i pafajshëm për aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që është konfirmuar ndaj tij nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas aktakuzës, Selimi dyshohet për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit, 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

Go to TOP