Mihrije Braha: Ma ka marrë zemrën Naimi vetëm duke e dëgjuar në radio
Të ftuar te “Shija e Anës” kësaj radhe ishin çifti i mirënjohur dhe shumë i dashur për publikun, Mihrije Braha dhe Naim Abazi.
Ky ishte një episod shumë pozitiv me shumë të qeshura, këngë, kujtime e batuta.
Mihrija i është përgjigjur pyetjes së publikut, se kush e bëri hapin e parë gjatë takimit të tyre.
“Unë isha ajo e para që e kam ndje dashninë për Naimin, fillimisht ma morri zemrën me zanin e tij duke e dëgjur në radio”, është shprehur ajo.
