Mickovski: Humbja e kaq shumë jetëve është e pariparueshme
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka shprehur “trishtimin e thellë” për tragjedinë si pasojë e zjarrit në një klub të natës.
Mickovski ka thënë se humbja e kaq shumë jetëve të të rinjve është “e pariparueshme” dhe ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen dhe miqtë e atyre që u vranë nga flakët.
“U bëj thirrje të gjitha institucioneve kompetente, shërbimeve shëndetësore, policisë, autoriteteve lokale, që të marrin masa urgjente për të ndihmuar të lënduarit dhe për të mbështetur familjet e prekura”, ka shkruar ai në Facebook.
