Mickoski kundërshton kandidaturën e Xhaferit për kryeministër teknik

Më 28 janar, Maqedonia do të ketë kryeministër të ri dhe një qeveri teknike, sipas marrëveshjes mes LSDM dhe BDI. Talat Xhaferi do të jetë kryeministër teknik për 100 ditët e fundit të kësaj periudhe qeveritare, duke pasuar një rotacion shqiptar në krye të qeverisë. Roli i qeverisë teknike do të jetë organizimi i zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, të cilat do të mbahen më 8 maj, bashkë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Më 11 janar do të mblidhet komiteti ekzekutiv dhe komiteti qendror, do të bisedojmë mbi këtë temë, në ditët në vijim do të dihen emrat”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.

Kryetari i OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, ka thënë se ata do të marrin pjesë në qeverinë teknike, por nuk do të votojnë në Kuvend. Ai ka shfaqur kundërshtim ndaj kandidaturës së Talat Xhaferit, duke thënë se ai nuk e meriton përkrahjen e OBRM-PDUKM-së.

Sa i përket LSDM-së, propozimet e tyre për ministra dhe zëvendësministra në qeverinë teknike, tashmë janë bërë të ditur. Mitko Bojmacaliev, shefi aktual i kabinetit të ministrit Oliver Spasovski u zgjodh për kandidat për zëvendës ministër shtesë të punëve të brendshme, Sllavica Gërkovska është kandidate për zëvendëskryeministre për politika dhe qeverisje të mirë, ndërsa kandidatë për zv/kryeministra për çështje ekonomike dhe europiane janë Fatmir Bytyqi dhe Bojan Mariçiq.

Bordi qendror i LSDM-së i zgjodhi ministrat aktuale për kulturë, mjedisi jetësor, bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, për transport dhe lidhje, mbrojtje, përkatësisht, Bisera Kostadinovska Stojçevska, Kaja Shukova, Lupço Nikollovski, Bllagoj Boçvarski dhe Sllavjanka Petrovska, për të vazhduar në pozitat e tyre edhe në qeverinë teknike.

Go to TOP