Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Talat Xhaferi pritet të jetë kryeministër i Maqedonisë së Veriut pas 28 janarit

Kryetari aktual i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pritet të bëhet kryeministri i ri i vendit nga 28 janari i vitit të ardhshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i BDI-së, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie në Tetovë.

Ai tha se qëndrimi i Xhaferit në postin e kryeministrit pritet të jetë deri në zgjedhjet e reja të përgjithshme në vend, që pritet të mbahen më 8 maj, 2024.

“BDI propozon Talat Xhaferin si kryeministër i Qeverisë e cila do të jetë në fuqi nga fundi i janarit e deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, deklaroi Osmani.

Më tej u tha se posti i Kryetarit të Kuvendit do të propozohet nga partnerët e koalicionit qeverisës, që më shumë gjasë do të jetë nga radhët e LSDM-së.

Lidhur me koalicionet parazgjedhore të mundshme, sipas Osmanit, organet e partisë kanë autorizuar kreun e partisë, Ali Ahmetin që të vazhdojë negociatat dhe t’i propozojë partisë përcaktimin me të cilin do të shkohet në zgjedhje.

“Ne i analizuam të gjitha opsione dhe variantet e mundshme për pjesëmarrje, si parti e vetme dhe si pjesë e Frontit Evropian dhe u autorizua kryetari Ali Ahmeti t’i vazhdojë bisedimet dhe t’i propozojë partisë një vendim i cili do të aprovohet në organet e partisë”, shtoi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Në kuadër të kryesisë qendrore të BDI-së është diskutuar edhe për zgjedhjet e brendshme partiake që duhet të pasojnë. Pikë diskutimi në këtë kuadër kanë qenë edhe zgjedhjet presidenciale. 

Go to TOP