MF: Komuna e Vitisë nuk siguron buxhetin, arsimi pa paga për muajin shtator
Ministria e Financave ka bërë të ditur se Komuna e Vitisë nuk ka siguruar buxhet të mjaftueshëm për pagat e të gjithë punonjësve të saj, veçanërisht për sektorin e arsimit fillor dhe të mesëm. Për shkak të kësaj, vetëm një pjesë e pagave është ekzekutuar, ndërsa arsimi ka mbetur pa financim.
Ministria ka njoftuar komunën në mënyrë të vazhdueshme, por mungesa e reagimit ka rezultuar në refuzimin automatik të ekzekutimit të pagave për këto programe. MFPT është e gatshme të ri-ekzekutojë pagat sapo komuna të bëjë rregullimet e nevojshme. /Kosova.info/