Meta: Dosja për Bashën ‘agjent rus’ më ka ardhur dhe mua

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot se djegia e mandateve ka qenë një çmenduri e cila nuk ka pasur asnjë mbështetje. Ai theksoi më tej se PD dhe LSI tradhtuan Republikën dhe Presidentin.

“Tani jam i bindur që lënia e mandateve ka qenë e programuar, për të fshirë gjithë opozitën. Me djegien e mandateve, PD dhe LSI tradhtoi Republikën dhe Presidentin e Republikës sepse e lanë vetëm”, u shpreh Meta.

I pyetur për një mandat të dytë si President ai theksoi se nëse do kishte ndryshim më 25 prill do e pranonte.

“Mandat i dytë? Jam i sigurt që po, por jo më përpara se 20 vite. Nuk e kam pasur synim as këtë mandat. Nëse do kishte një ndryshim më 25 prill do ta pranoja një mandat të dytë si President nëse do të bëheshin ndryshime, që Institucioni i Presidentit të kishte më shumë instrumente për të mbrojtur demokracinë”, tha Meta.

Go to TOP