Messi: Do të doja të thosha lamtumirë më ndryshe

Legjenda e Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë në konferencë për shtyp që një ditë dëshiron që të kthehet te Barcelona dhe se ndihet keq që u desh të largohet në këto rrethana.

“Ka qenë një vit e gjysmë i vështirë pa tifozë. Doja të thosha lamtumirë si duhet”, ka thënë Messi.

“Kam dhënë gjithçka që nga dita e parë e deri te e fundit”.

“Shpresoj që një ditë të kthehem. Ua premtoj këtë fëmijëve të mi. Dua që ta ndihmoj këtë klub që të jetë më i miri”.

Messi premton që do të kthehet te Barcelona

Lionel Messi ka premtuar se do të rikthehet një ditë prapë te Barcelona.

“Nuk mund të jem më krenar për atë që kam bërë dhe kam jetuar në këtë qytet, të cilit do t’i kthehem, sepse është shtëpia jonë dhe ua kam premtuar edhe fëmijëve të mi.

“Falenderoj të gjithë ata që na ndihmuan. Unë u rrita me vlerat e këtij klubi, të trajtoj veten me përulësi dhe respekt. Unë e bëra këtë me të gjithë në këtë shtëpi dhe shpresoj që kjo të mbetet, përveç gjithçkaje që fituam”.

Messi konfirmon se Paris Saint-Germain është një mundësi

Lionel Messi e konfirmon se Paris Saint-Germain është një mundësi për t’u transferuar, njofton Klankosova.tv.

“Nëse Paris Saint-Germain është një mundësi, po”.

“Për momentin asgjë nuk është konfirmuar, kam marrë shumë telefonata pas deklaratës së Barcelonës. Ne po flasim për të”.

Tashmë PSG-ja ka rezervuar Kullën Eifel për të martën, 10 gusht, sipas gazetarit të ESPN, Diego Monroig, është rezervuar për prezantimin e argjentinasit.

Messi shpjegon foton me lojtarët e PSG-së

Messi u pyet nëse fotografia që bëri me lojtarët e PSG në Ibiza ishte një tregues i lëvizjes së tij të radhës,

“Është e pakuptimtë. Ne u mblodhëm një ditë para se të largohesha. Ne u organizuam të shkonim në shtëpinë e Neymarit për një Barbecue. Fotografia është e atij momenti”, tha Messi.

“Kishte shaka në atë kohë, ata më thanë të vija në PSG.”

Nuk ka asgjë të çuditshme në të. Ishte rastësisht, një fotografi me miqtë”.

Go to TOP