Mësimi tërëditor sfidë apo lehtësim

Shkruan: Naza KRASNIQI

“Qëllimi i mësimit tërëditor, është ngritja e cilësisë në arsim dhe lehtësimin e prindërve.”

Lajmi për mësim tërëditor nga Kryetari i komunës së Prishtinës z. Rama, ishte njëri ndër lajmet më të mira gjatë këtyre muajve.

Promovimi mediatik ishte i detajuara se ishte siguruar hapësira në shkolla ekzistuese, se në ato shkolla janë krijuar edhe kushtet shtesë e që janë kuzhinat shkollore dhe ambiente mësimi e rekreacioni etj.

Njëra ndër ta isha edhe unë si prindër (nëna) e njërit prej nxënësve që do të vijoj mësimin në shkollën fillore “Faik Konica” Prishtinë. Por këtij lajmi nuk do i gëzohen vetëm qytetarët e Prishtinës por edhe të të gjithë Kosovës, sepse Kosova është rrugës se integrimit në bashkimin evropian andaj, edhe sistemi i arsimit duhet të jetë pjesë e sistemit mësimor evropian.

Por bazuar në disa njoftime që e kemi deri më tani, ky sistem i arsimit tërëditor do të jetë ngarkesë dhe maltretim,  nëse në shkollat ku do të filloj  mësimi tërëditor nuk është planifikuar edhe qëndrimi ditor  deri në ora 16:00 ose 17:00,  sepse orari i punës për prindërit është më së paku deri 16:00.

Shpresoj që të kemi informatën e saktë se  cili do të jetë orari i rregullt i mësimit tërëditor, sepse deri më tani janë duke qarkulluar lajme se fëmijët në shkollat me mësim tërëditor do  të qëndrojnë nga ora 08:00 deri në ora 14:45, nëse është i vërtet ky orar  jo që është bërë zgjidhje për fëmijët dhe lehtësim për prindërit, por me të vërtet zhgënjim total.

Ky orar i përfolur do të jetë ngarkesë si për prindërit ashtu edhe për nxënësit, nëse  një nxënësi i duhet  me qëndrua 6 orë në shkolle e për një ore ose dy orë me i dërguar nëpër kopshte ditore, pastaj është ana materiale e prindërit, sepse tani kopshtet ditore mundohen ta shfrytëzojnë mundësin që  për një orë apo dy orë vetëm me u kujdes deri në ora 4 ose 5, pa ushqim, pa asnjë shërbim kërkojnë pagesën sikur me qëndrua fëmija gjatë gjithë ditën.

Andaj cila është zgjidhja e nxënësve dhe e prindërve nëse orari është deri 14:45?

Prapë e përsëris dhe shpresoj që kjo mos të jetë projekt për qëllime individuale dhe këto informacione të jenë të pavërteta, kështu që  ne si prindër të kemi lehtësim dhe siguri kur ti sjellim fëmijët në shkollë prej orës 08:00 e deri sa ta përfundojmë punën.

Lajmet nga zyrtarët komunal, Informata e publikuar nga shkolla Faik Konica dhe njoftimi nga mësimdhënësit janë kundërshtim me njëra tjetrën, këtu përjashtohen mësimdhënësit sepse ata nuk janë përgjegjës për këtë reformë të shumë pritur. Mësimdhënësit  na kanë njoftuar  se fëmijët e klasës së parë dy  javët e  parë do të mbajnë mësimin nga ora 09:00 deri në ora 10:35, ndërsa njoftimi i publikuar të kundërtën. Andaj ne si prindër po duhet me u sjell rreth shkollës për një 1 orë e 35 minuta,  është kohë shumë e gjatë mu sjell nga shkolla, por edhe e shkurtër me përfundua punë të tjera.

Ndërsa për dy javë të tjera do të na informojnë me kohë se si do të zhvillohet mësimi, thjeshtë është një muaj dhe ne si prindër nuk do ta kemi orarin se kur do të filloj mësimi i rregullt,  por do të jemi  në pritje për një muaj se kur do të fillojë dhe do të mbarojë mësimi tërëditor i promovuar dhe i mbështetur si projekt madhor dhe i interesit publik.


Go to TOP