Merkel: Procesi i Berlinit është bërthama e gjithçkaje, nuk mund të zëvendësohet

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, vlerëson se Procesi i Berlinit nuk është proces i dështuar.

Ajo nga Tirana ka thënë se ky proces nuk mund të zëvendësohet me asnjë tjetër.

“Procesi i Berlinit është bërthama e gjithçkaje dhe në këtë kontekst nuk mund të zëvendësohet. Gjërat mund të përshpejtohen, Ballkani Perëndimor ka mësuar të bashkëpunojë me njëri-tjetrin jo vetëm të jetë ulur”.

Ajo ka theksuar se pas shkuarjes së saj në kancelaria, Ballkani Perëndimor prapë do të ketë miq në BE.

“Janë Macron, Michel, Kancelari Kurz.  Çdo kancelar tjetër federal do të jetë mik i këtij rajoni. Ballkani Perëndimor ka shumë miq në Evropë”.

Go to TOP