Memli Krasniqi takon Lajçakun në Antali: I kërkova të ndihmojë në heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë, ka takuar edhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

“Bashkë diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë. Emisarit Lajçak i shpreha shqetësimin për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe kërkova nga ai që të luaj rol ndihmues për heqjen e tyre”, ka thënë Krasniqi.

Lideri i opozitës ka thënë se orientimi euro-atlantik i qytetarëve dhe shtetit tonë është i paalternativë dhe i pakthyeshëm.

Go to TOP