Memli Krasniqi: Heroi Ilaz Kodra, një prej burrave më të guximshëm që ra për atdhe

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar heroin Ilaz Kodra, në 23 vjetorin e rënies.

Në një postim në Facebook, Krasniqi thotë se Ilaz Kodra, shoku i afërt i Adem Jasharit, ishte një prej burrave më të guximshëm e më besnik.

“Ilazi, në fjalët e bashkëluftëtarëve të tij, ishte prej burrave më të guximshëm e më besnik që ata njihnin.
Shoku i afërt i Adem Jasharit, në misionin e tij të fundit ushtarak, ishte nisur në ndihmë popullatës civile, të cilët ishin cak i forcave serbe. Në betejë, ai ra për të mos vdekur kurrë e për t’u bërë një me lirinë dhe pavarësinë e vendit. Lavdi e përjetshme!”, shkruan Krasniqi.

Go to TOP