Memli Krasniqi dhe PDK bëjnë homazhe për heroin Bahri Fazliu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe zyrtarë të kësaj partie, bënë sot homazhe tek varri i heroit Bahri Fazliu në Velani të Prishtinës, në 24 vjetorin e rënies së tij.

Kreu i PDK-së, tha me këtë rast se 24 vite më parë, në një betejë të ashpër me forcat serbe, Bahriu ra heroikisht në altarin e lirisë, duke e përjetësuar përgjithmonë emrin e tij.

“Bahriu, ashtu sikur vëllau i tij Fahriu, i cili kishte rënë më 1989 së bashku me Afrim Zhitinë në Bregun e Diellit, është vet dëshmia e përjetshme e patriotizmit dhe atdhedashurisë së familjes Fazliu, e cila i rriti dhe ia fali dy djem Kosovës në rrugën e shenjtë të çlirimit. Lavdi heroit Bahri Fazliu dhe të gjithë dëshmorëve tanë, gjaku i të cilëve jetësoi ëndrrën e një populli ndër dekada!”, tha Krasniqi. 

Go to TOP