Mehmeti: Nga diaspora në Kosovë kanë ardhur mbi 3 miliardë euro në vitin 2022

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tregoi se gjatë vitit 2022 mërgata ka sjellë në Kosovë rreth 3 miliardë euro.

Andaj, Mehmeti tha se mërgata vazhdon të jetë një nga kontribuesit më të rëndësishëm të financimit të ekonomisë së Kosovës.

“Diaspora vazhdon të jetë një nga kontribuesit e financimit të ekonomisë së vendit. Vetëm gjatë vitit 2022, vlera e remitencës ka qenë rreth 1.2 miliardë euro, me një rritje prej 6 përqind. Kjo i bie që shpenzimet e diasporës kanë qenë 1.8 miliardë, që në total i bie nga diaspora në Kosovë në vitin 2022 kanë ardhur mbi 3 miliardë euro. Prandaj, diaspora vazhdon të ketë një kontribut shumë të rëndësishëm për financimin e ekonomisë të vendit”, tha Mehmeti.

Ndërkaq, i pyetur se sa parashihet të ketë rritje ekonomike gjatë këtij viti, Mehmeti tha se mund të ketë rritje diku rreth 4 përqind.

“Parashikimet tona janë që në këtë vit rritja ekonomike do të jetë 4 përqind, ose mbi 4 përqind, përafërsisht kështu do të jetë përafërsisht. Kjo është e ndikuar nga shumë faktorë, siç janë rritja e konsumit dhe rritja e investimeve, pastaj janë remitencat”, tregoi Mehmeti tutje.

Go to TOP