Mehani pas lirimit të Lushtakut: Sulmet tinzare me banda nuk më ndalin dhe s’do të fitojnë mbi mua
Kryetari i degës së LVV-së në Skënderaj, Hysni Mehani, ka dal me një reagim pas incidentit në Skenderaj.
Ai tha se nuk do ndalet nga sulmet.
“Unë jam mirë dhe më i fortë se çdo herë. E kam të pamundur me ju përgjigjë secilit, por ju falenderoj secilin. Sulmet tinzare me banda, as nuk më ndalin dhe asnjëherë nuk do të fitojnë mbi mua. Deri në frymën e fundit”, shkroi ai.
Kryetari i komunës së Skenderajt Sami Lushtaku u lirua në procedurë të rregullt, pas intervistimit në lidhje me incidentin e djeshëm me kryetarin e degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, i cili tha se Lushtaku e ka sulmuar fizikisht atë.
Prev Post
El Shaarawy njofton largimin nga Roma
