Mediat serbe me propagandë: Kurti çoi 200-300 policë specialë, nisi okupimi i Veriut

Pas vendimit të Policisë së Kosovës për ta rritur prezencën në veri, mediat serbe, të afërta me presidentin Aleksandar Vuçiq kanë raportuar me pompozitet.

Ato raportojnë se janë dërguar nga 200 deri në 300 forca speciale në veri, ndonëse nga pamjet e publikuara kjo gjë duket e pavërtetë, sepse forcat e dërguara duket të jenë policë të rregullt dhe pa armë të gjata.

“Okupimi i veriut ka filluar: Kurti ka dërguar 200 deri në 300 forca speciale të armatosura kokë e këmbë”, ka shkruar gazeta serbe Novosti.

Sipas gazetës, kjo është përpjekja e fundit e kryeministrit të Kosovës, Alibn Kurti për ta pushtuar veriun.

Go to TOP