Me aktivitete kulturore, muzikë, ushqime tradicionale dhe pjesëmarrje të qytetarëve e përfaqësuesve ndërkombëtarë, në Prishtinë është shënuar Dita e Evropës.
Festimet mblodhën fëmijë, të rinj e familje, si dhe pjesëtarë të trupave paqeruajtëse dhe përfaqësues të shteteve evropiane. /REL/
Për Ditën e Evropës, fëmijë e të rritur u grumbulluan në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës, ku ishin vendosur tezga me produkte tradicionale nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Në foto shihen disa pjesëmarrës në panair, teksa shijonin ofertat e tezgës së Gjermanisë.Në panair u shërbyen edhe ushqime tradicionale si “chimney cake”, një ëmbëlsirë tradicionale hungareze e pjekur në formë cilindrike dhe e mbuluar me sheqer e kanellë.Edhe pjesëtarë të trupave paqeruajtëse të KFOR-it u panë duke marrë pjesë në panairin e organizuar në Prishtinë.
KFOR-i, misioni paqeruajtës i udhëhequr nga NATO-ja, ka gati pesë mijë trupa në Kosovë nga 33 vende të botës.Dita e Evropës shënohet çdo 9 maj në përkujtim të Deklaratës së Schumanit të vitit 1950, që konsiderohet si fillimi i Bashkimit Evropian.
Ajo festohet edhe në vende të tjera evropiane me aktivitete kulturore, koncerte, panaire, debate publike dhe hapje të institucioneve evropiane për qytetarët.Pjesë e aktiviteteve në Prishtinë ishte panairi “Team Europe” (shqip: Ekipi Evropë). Tezgat e përgatitura për nder të vendeve të BE-së tërhoqën shumë qytetarë.Gjatë ditës u shfaq edhe një koncert i përgatitur nga kori i fëmijëve “Okarina”.Fëmijët duke performuar para qytetarëve në qendër të kryeqytetit.“BE-ja përkrah teje” shkruan në hyrje të panairit.
Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian në fund të vitit 2022, por ende nuk e ka statusin e vendit kandidat, për dallim nga shtetet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.Më herët gjatë ditës, për qytetarët e interesuar ishte hapur edhe një ekspozitë e titulluar “Me art festojmë Evropën”.Në këtë ekpozitë u shfaqën punimet e krijuara nga të rinjqë shprehën perceptimin e tyre për Bashkimin Evropian.
Tash e dy vjet, qytetarët e Kosovës kanë qenë të lirë të vizitojnë vendet e Bashkimit Evropian, si pjesë e zonës Schengen, pa pasur nevojë për viza turistike.