Me këtë qasje e gjendje as 30 vjet nuk mjaftojnë me u arrit një kompromis

Shkruan: Shenoll MUHARrEMI

Kushtetuta foli, por politika nuk po dëgjon. Me siguri kriza do të vazhdoj me potencial të thellohet e polarizohet. Pasi të skadoj afati prej 30 ditë mund të kemi një krizë edhe më komplekse se kjo deri tani.

30 ditë i kemi në dispozicion për zgjidhje dhe për arritje të kompromisit, por me këto qëndrime edhe 30 vjet nuk mjaftojnë. Ajo që nevojitet dhe kërkohet është bashkëpunim e kompromisi, por kjo nuk po arrithet në këto kushte të dallimeve dhe mosbesimit të jashtëzakonshëm.

Dallimet dhe ndarjet politike janë aq të thella saqë vetëm një fitues i pastër nga dy kampet mundet me ofru zgjidhje për situatën. 9 shkurti nuk e ka ofru këtë andaj zgjidhja e qëndrueshme është zgjedhjet derisa njëri nga dy blloqet fiton një shumicë cilësore që nevojitet.

Fryma e vendimit të Gjykatës Kushtetuese kërkon diçka që skena politike aktualisht nuk po arrin dhe munden me ofru… bashkëpunim, kompromise, rregulla parlamentare, shumicë kualitative.

Grupi më i madh ka të drejtë me propozua, por kjo lidhet me detyrimin për me gjet konsensus, pra me propozua kandidatë që votohet edhe nga tjerët. Mundet me pas votim të fshehtë, por ajo duhet me u arrit, jo me imponim dhe forcë, por me procedura të rregullta dhe kuorum. Mbi të gjitha nëse Kuvendi nuk përfundon konstituivin brenda 30 ditësh, kemi shkelje kushtetuese.

Duke i pa qëndrimet e partive politike, kriza do të vazhdoj me siguri. Qëndrimet që treguan që secila parti po e interpreton sipas interesave të saja. Kjo nuk e ndryshon situatën që kemi. Por presioni rritet dhe tani kemi një afat kohor aktiv.

Përgjegjësia më e madhe i mbetet LVV-së. Ajo mund të ndryshoj gjendjen brenda ditës pasi që propozon një kandidat që merr votat e tjerët por me siguri nuk do të ndryshoj qëndrimet e saja.

LVV do të vazhdoj të kërkoj votimin e kandidates së saj që tashmë nuk zgjidhjet. Do të kërkoj votim të fshehtë, por kjo nuk do të arrihet me forcë dhe imponim, pa marrëveshje politike.

Me siguri kriza do të vazhdoj, përkundër që presioni publik dhe ndërkombëtar do të rritet ditët në vijim. Situata do të tensionohet edhe më shumë. Pas kalimit të afatit prej 30 ditë mund të kemi një krizë të stërzgjatur ku edhe letra e Gjykatës Kushtetuese tashmë është konsumuar.

Go to TOP