ME: Jemi në kontakt me institucionet e rendit për vjedhjet e energjisë elektrike

Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se vitin e kaluar në Kosovë është vjedhur sasi e konsiderueshme e energjisë elektrike.

Në njoftimin e lëshuar në rrjetin social Facebook thuhet se kostot e vjedhjes së energjisë elektrike i kushtojnë Kosovës miliona euro në vit.

“Humbjet komerciale apo vjedhjet e energjisë elektrike vetëm për vitin 2021 arrijnë shifra aq të larta sa dy blloqet e Termocentralit ‘Kosova B’ duhet të punojnë 31 ditë për t’i mbuluar ato. Këto vjedhje të energjisë elektrike, jo vetëm që janë vepra penale, por janë një kosto e papërballueshme për qytetarët e vendit, të cilët i paguajnë këto kosto në fatura”.

“Ministria e Ekonomisë është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse të furnizimit, të cilët janë duke organizuar aksione të vazhdueshme me institucionet e rendit për t’i ndalur vjedhjet e energjisë elektrike. Veçanërisht në kohë krize, është kritike që të jemi të ndërgjegjshëm ndaj njëri-tjetrit e ndaj vendit tonë për të lehtësuar përballjen me pasojat negative”, thuhet në njoftim.

Go to TOP