Me fustan të shkurtër e dekolte të hapur, Ana Kabashi duket në formë të mrekullueshme
Artistja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Autorja e hitit “Dashni” edhe kësaj radhe ka siguruar që të jetë në qendër të vëmendjes me postimet e reja që ka publikuar.

Bukuroshja nga Peja vjen atraktive në një fustan të bardhë të shkurtër me dekolte të hapur.
“E fejuar me fatin tim”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre fotografive.
Ana Kabashi (Foto: Instagram)
Komplimentet ndërkaq në pjesën për komentet kanë qenë të shumta nga miqtë e fansat që mban.
