Një femër pa shenja jete gjendet në liqenin e Badocit

Është gjendur pa shenja jete një femër në liqenin e Badocit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se Policia konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit ka iniciuar rastin hetim mbi vdekjen.

“Rreth orës 14:00, është pranuar Informata për prezencën e një trupi të pajetë në liqenin e Badocit. Me të marrë informatën policia me të gjitha njësitë e nevojshme si dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë ftuar edhe zyrtarët e institutit të mjekësisë ligjore për tërheqjen e trupit të pajetë (femër). Aktualisht policia konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit ka iniciuar rastin hetim mbi vdekjen”, tha Ahmeti.

Go to TOP