Me ftesë të hebrenjve evropianë Hoti bashkë me Abazoviqin vizitojnë vendin që dikur ishte kamp i përqendrimit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë pjesë nga Asociacioni Evropian i Hebrenjve për një vizitë në kampin e përqendrimit në Aushvic-Bernaku në Poloni.

Aty ka qenë edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

“Me ftesën e Asociacionit Evropian të Hebrenjve isha pjesë e delegacionit për vizitë në kampin e përqendrimit në Aushvic-Bernkau, Poloni. Pjesë e delegacionit ishin Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Olivér Várhelyi, Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazovic, Kryetarja e Kuvendit të Çekisë, Sekretarja e Senatit të Francës, deputetë dhe zyrtarë të shteteve evropiane”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“Ky kamp është një nga dëshmitë që tregon krimet mizore mbi popullin hebre. Vetëm në këtë kamp janë vrarë rreth 1.1 milionë njerëz të pafajshëm, shumica absolute hebrenj, si dhe polakë, romë e të tjerë”.

“Qëllimi i kësaj vizite është që të përkujtojmë viktimat dhe të mos lejojmë të ndodhin kurrë krime mbi njerëzimin”, ka thënë ai.

Hoti më 4 shtator e kishte nënshkruar marrëveshjen e Uashingtonit, ku si pjesë e saj rrjedhoi edhe njohja nga Izraeli

Go to TOP