Më 17 dhjetor takimi i radhës i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë
Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka konfirmuar për RTKlive se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të vazhdojë më 17 dhjetor.
“Takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut do të jenë me 17 dhjetor”, tha ai.
Ndryshe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ditë më parë ka bërë të ditur se takimi i ardhshëm mes kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë Petar Petkoviq, do të mbahet në dhjetor.
Lajçak në një postim në ‘Facebook’ ka shkruar se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita.
Ai ka theksuar se është angazhuar në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara. “U angazhova në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në dhjetor. Pres me padurim periudhën e ardhshme”, ka shkruar ai.