Mblidhet Kryesia e Kuvendit, cakton tri seanca
Kryesia e Kuvendit ka vendosur në mbledhjen e sotme për caktimin e tri seancave të ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
E para do të jetë nesër e fillim në ora 13:00 ku do të bëhet vazhdimi i pikave të mbetura nga seancat e kaluara, derisa seancë të re Kuvendi do të mbajë të enjten më 16 qershor, me fillim në ora 10:00. Po ashtu, për seancë tjetër u vendos të enjten më 26 qershor.
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se shumë projektligje të rëndësishme do të shqyrtohen dhe votohen në këto seanca.
Comments