Mblidhen dy komisione të Kuvendit të Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen dy komisione. Ai për Integrime Evropiane, si dhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.

Komisioni për Integrime Evropiane, sot në ora 11:00 mbanë mbledhjen e radhës, në rend dite ka disa pika nër të cilat edhe :“Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së”.

Kurse Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim mblidhet në ora 11:00, ku në rend dite, pos tjerash, është edhe “Shqyrtimi i Projektligjin nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur për Media, me raport amandamente të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Go to TOP