Mbi 90 mijë të vaksinuar në Pejë me dy doza, fillon dhënia e dozës së tretë

Mbi 60 për qind e pejanëve kanë marrë dy doza të vaksinës kundër coronavirusit.

Valdrina Curri është njëra prej tyre që shprehet se vaksinimi është i domosdoshëm për ruajtjen e shëndetit tonë.

“Unë sapo mora dozën tjetër të vaksinës dhe nuk ndjeve dhimbje fare. Bile bash u ndjeva shumë mirë. Iu kisha rekomanduar të gjithëve të vaksinohen…Unë jam punëtore dhe i gjithë stafi mendojmë se duhet të merren aq doza vaksine sa nevojiten për t’u mbrojtur”, tha ai.

Dukagjin Sahatçiu, shef i Qendrës së Vaksinimit në Pejë ka thënë se shumica e qytetarëve janë vaksinuar, derisa ka filluar edhe dhënie e dozës së tretë të vaksinës

“Deri më tani në Pejë janë vaksinuar mbi 90 mijë qytetarë me dy doza apo mbi 60% e popullsisë në këtë komunë, ndërsa tashmë kemi filluar të japim edhe dozën përforcuese apo dozën e tretë”.

Qytetarët që tashmë kanë më shumë se tre muaj që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës mund ta marrin edhe dozën e tretë përforcuese.

Prej një javë në komunën e Pejës nuk është paraqitur asnjë rast infektimi me coronavirus.

Go to TOP