Mbappe rikthehet në qendrën stërvitore të PSG-së 

Kylian Mbappe është rikthyer në stërvitjet e PSG-së, më pak se tre ditë pas humbjes në finalen e Kupës së Botës.

Hat-tricku i tij në Kupën e Botës ishte i pari në finale, që nga viti 1966. Mbappe shënoi gjithashtu penalltinë e tij në gjuajtje, të cilën Franca e humbi 4-2.

Pritej që 24-vjeçari të kishte ca kohë pushimi – që vlerësohet të jetë rreth 10 ditë – para se të kthehej në klub.

Ylli i PSG-së shkëlqeu gjatë turneut në Katar, duke fituar Këpucën e Artë të Kupës së Botës. Mbappe shënoi tetë herë në shtatë ndeshje. Pas katër golave gjatë triumfit të Francës në Kupën e Botës 2018, 24-vjeçari ka shënuar tashmë 12 herë në turne. Ai tani është vetëm katër gola prapa ish-sulmuesit të Gjermanisë, Miroslav Klose – i cili është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e Kupës së Botës me 16 gola – një rekord që Mbappe me siguri do ta kapërcejë duke qenë se ai është vetëm 24 vjeç, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, bashkëlojtari i Mbappes në PSG, Lionel Messi, mbetet në Argjentinë teksa fituesit e Kupës së Botës vazhdojnë të festojnë në Buenos Aires.

Go to TOP