Mbahet konferencë rreth angazhimit të burrave e djemve për barazi gjinore

Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime, sot organizon konferencën ‘Maskuliniteti toksik, Feminizmi dhe Femicidi’ (Angazhimi i burrave dhe djemve për barazi gjinore) dhe lanson raportin e hulumtimit ‘Dhuna me bazë gjinore përmes këndvështrimit të gjeneratës Z’.

Kadri Gashi nga Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime, tha se në këtë konferencë do të diskutohen për temat e dhunës, e sidomos dhunës në familje në baza gjinore.

“Në kuadër të ditës ndërkombëtare kundër dhunës që zakonisht shënohet me dy tetor, por ne fatkeqësisht nuk kemi mundur që ta mbajmë me dy tetor për shkak të koordinimit apo bashkë organizimit me akter të ndryshëm. Jemi mbledhur sot së bashku me shumë akterë dhe qëllimi është që të diskutohen për temat e dhunës dhe sidomos dhunës në familje në baza gjinore”, ka thënë Gashi sot në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK.

Ai bëri me diej se në këtë konferencë gjithashtu, për veç pjesës që do të i ketë të ftuar panelistë të ndryshëm nga institucionet e ndryshme, si agjencioni për barazi gjinore, agjeniconit UNFPA-së në Kosovë.

“Ftesë ju është bërë edhe Bashkësisë Islame të Kosovës, Kishës Katolike, ku i kemi bërë ftesë edhe institucioneve të tjera fetare, por fatkeqësisht ato nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj konference, por ftesën e kanë pranuar vetëm Bashkësia Islame dhe Kisha Katolike. Rol kryesor në këtë konferencë do të jetë edhe edukimi edhe në aspektin fetar”, tha Gashi.

Go to TOP