Mba kalon te Partizani

Partizani ka njoftuar për transferimin e Christian Mba, nga Trepça ’89.

Klubi nga Tirana, këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv.

“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Christian Mba. Klubi ka arritur akordin me sulmuesin, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit Trepça 89’”, thuhet në njoftim.

23-vjeçari nga Nigeria ka firmosur me Partizanin një kontratë për 3 vite e gjysmë me opsion edhe për një tjetër.

Mba në elitën e futbollit kosovar, vetëm gjatë sezonit vjeshtor shënoi 10 gola.

Go to TOP