Spalletti komenton lëndimin e Calafiorit
Përzgjedhësi i Italisë Luciano Spalletti thotë se mbrojtësi Riccardo Calafiori mori një goditje në këmbë, por shpreson që të jetë gati për të hënën.
Italia shënoi një fitore të madhe ndaj Francës, ku pësuan pas vetëm 14 sekondave mirëpo që e dominuan në përgjithësi, për ta përmbysur në 3:1.
Spalletti ndër të tjera komentoi edhe lëndimet e Davixe Frattessit dhe Calafiorit, që u detyruan ta lënë fushën.
“Frattesi tha se menjëherë na informoi sapo ndjeu dhimbje”.
“Calafiori duhet të shikohet, por kemi doktorë të mirë prandaj shpresojmë që të rikthehet”, tha ai.
Italia të hënën e ardhshme do të jetë mysafir i Izraelit.