Masaktrohet me thikë 19-vjeçari në Greqi, plagosen dy miqtë e tij

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Selanik të Greqisë.

Mediat helene shkruajnë se një 19-vjeçar është vrarë me thikë pas një sherri të çastit. Raportohet se 19-vjeçari ka qenë duke qëndruar në rrugën Gazi, pak metra larg stadiumit, bashkë me dy miqtë e tij në momentin që persona të pa identifikuar e kanë sulmuar me thikë.

Sipas thestival.gr, një person i cili ka qenë duke hipur në një mjet të bardhë markë BMW ka lëvizur në këmbë drejt 19-vjeçarit dhe dy shokëve të tij. Para se të kuptonin se çfarë po ndodhte, ai filloi të godiste me thikë 19-vjeçarin dhe dy miqtë e tij. I riu ndërroi jetë në vend, ndërsa dy miqtë e tij u dërguan në spitalin Papanikolaou.

Një banor i zonës në rrugën ku ndodhi ngjarja e përgjakshme ku mbetën të plagosur dy shokët e 19-vjeçarit ka treguar se çfarë ndodhi.
“Dëgjova një zhurmë të madhe dhe u tremba. Prandaj nuk dola. Dëgjova fëmijët duke bërtitur. Kam dëgjuar britma,”- thotë ai.

Go to TOP