Masakra në shtëpinë e të moshuarve në Kroaci: Ish-ushtarak vrau nënën e tij, më pas u ul në kafene dhe porositi pije

Një shtëpi e pleqve ishte cak i një sulmi të armatosur, ku mbetën të vrarë pesë persona dhe tetë të tjerë u plagosën.

Ngjarja tragjike ndodhi në Kroaci, konkretisht në qytetin Daruvar të Kroacisë.

Detaje të reja rreth ngjarjes tragjike janë bërë publike nga gazeta Jutarnji.hr.

Bëhet e ditur se dorasi është një ish-polic i ushtrisë kroate, i cili thuhet se po ashtu e ka qëlluar me armë zjarri edhe nënën e tij e cila ishte në shtëpine e të moshuarve.

Në mesin e viktimave ishin edhe punonjës dhe banorë të tjerë të kësaj shtëpie.

Sipas kësaj gazete, dyshohet se autori i kësaj masakre, pas aktit ishte ulur në një nga kafenetë afër aty edhe kishte porositur pije.

Pas pak kohësh 51-vjeçari u arrestua nga policia.

Go to TOP