Masakra e Srebrenicës, Krasniqi: Qindra kriminelë serbë vazhdojnë të enden të lirë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është miratuar Deklarata për Mbështetjen e Rezolutës së OKB-së për Srebrenicën, kjo për të të dërguar mesazhin e qartë: “Ne nuk do të harrojmë asnjëherë!”

Ai tha se sot kriminelët e masakrave po enden ende të lirë, pa e marrë dënimin e merituar.

“29 vite më parë, në Srebrenicë, regjimi kriminal serb kishte kryer aktin më të tmerrshëm të gjenocidit që nga Lufta e Dytë Botërore, duke vrarë në gjakftohtësi dhe me paramendim 8372 civilë të paarmatosur”.

“Kriminelët serbë, të udhëhequr nga kasapi Ratko Mladiç, nuk kishin kursyer askënd. Fatkeqësisht, edhe sot, qindra kriminelë serbë që sollën shumë vdekje e shumë dhembje në tërë Ballkanin, vazhdojnë të enden të lirë, pa marrë asnjëherë dënimin e merituar”, ka thënë Krasniqi.

Go to TOP