Martinez e konfirmon: Lukaku luan ndaj Marokut

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, e ka konfirmuar se Romelu Lukaku do të luajë në ndeshjen ndaj Marokut.
Këtë ai e tha në konferencë për shtyp.
“Lukaku do të jetë aty kundër Marokut por nuk do të startojë. Ai po stërvitet mirë, por duhet të shohim se si do të sillet fiziku i tij. Ai u stërvit shumë, shumë mirë sot”, theksoi ai.
Lukaku, siç dihet, vuajti nga një dëmtim dhe si pasojë e kësaj nuk u paraqit në ndeshjen ndaj Kanadasë.

Sulmuesi e pati një sezon të vështirë, pasi u lëndua shpesh gjatë këtyre muajve me Interin.

Go to TOP