Marten de Roon s`mund ta ndihmojë Holandën në Evropian

Mesfushori i Atalantas, Marten de Roon, nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian pasi është lënduar gjatë finales së Kupës së Italisë, ka njoftuar Federata Holandeze e Futbollit të hënën. 

Trajneri i kombëtares holandeze, Ronald Koeman, pritet të shpallë përzgjedhjen përfundimtare të skuadrës për Euro 2024 të mërkurën.

Në prag të turneut në Gjermani, Holanda do të luajë ndeshje përgatitore kundër Kanadasë dhe Islandës javën e ardhshme.

Holanda është pjesë e Grupit D, ku do të përballet me kundërshtarë si Franca, Polonia dhe Austria.

Go to TOP