Marrëdhëniet me Kukësin, Totaj kërkon më shumë komunikim

Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, vlerëson marrëdhëniet mes Prizrenit dhe Kukësit. Sipas tij marrëdhëniet janë të mira por nevojitet më tepër bashkëpunim dhe zvogëlim të dallimeve të krijuara ndër vite.

“Marrëdhënia dhe bashkëpunimi është i mirë, por mendoj se kemi nevojë për më shumë bashkëpunim pasi jemi dy vende afër kufirit dhe kemi mundësi të aplikojmë për projekte ndërkombëtare, për bashkëpunim ndërkufitar dhe jam optimist se në të ardhëm do të kemi një intensitet më të madh bashkëpunimi i cili do të sjellë përfitime për të dy qytetet”, tha Totaj.

Por, përtej optimizmit Totaj thotë se për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët më shumë kemi nevojë të komunikojmë e të njohim njëri-tjetrin.

“Kemi nevojë të njohim dhe të komunikojmë me njeri tjetrin në mënyrë që të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët në familjen e madhe europiane”, shtoi ai.

Mes bashkisë Kukës dhe komunës së Prizrenit viteve të fundit ka patur një bashkëpunim për projekte të përbashkëta ndërkufitare në fushën e mjedisit, turizmit, kulturës, ekonomisë të financuar nga fondet e BE-së.

Go to TOP