Maqedonci takon homologun hungarez, flasin për thellimin e bashkëpunimit dhe sulmin në veri

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në margjinat e Kongresit të Sigurisë që u mbajt në Budapest, ka takuar homologun e tij hungarez, Krisof Szalay-Bobrovniczkyn.

Bëhet e ditur se gjatë takimit u fol për situatën e sigurisë, me theks u fol për sulmin në veri të vendit dhe politikat që kanë për qëllim destabilizimin e Ballkanit.

“Si dy shtete demokratike që besojnë në vlerat perëndimore u diskutua gjithashtu për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, ndërsa u ritheksua nga ana e ministrit Maqedonci synimi që Kosova ka për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, thuhet në njoftim.

Go to TOP