MAPL-ja konfirmon si të ligjshëm vendimin për këmbimin e pronave komunale me ato të Republikës së Kosovës

Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit për varrezat e qytetit, MAPL i jep të drejtë legjitime edhe propozimit të iniciuar nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, për këmbimin e pronave komunale me ato të Republikës së Kosovës.

Bekim Salihu, drejtor për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, tha se MAPL-ja, pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të komunës, si organ kompetent konstaton se akti i komunës në aspektin procedural është në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.

“Ky vendim do të mundësoi zhvillimin e projekteve kapitale në interes të qytetarëve të Komunës së Gjilanit”, tha Bekim Salihu.

Drejtor për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë , më tej shtoi se edhe këto dy vendime dëshmojnë që qeverisja e udhëhequr nga kryetari Alban Hyseni, vazhdon të punoi konform udhëzimeve dhe ligjeve në fuqi. /Kosova.info/

Go to TOP