Nisin punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së “Fadil Vokrrit”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit Fadil Vokrri në Prishtinë.

Pritjeve për rinovimin e terrenit të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ duket se po i vinë fundit.

Është i pari i MKRS-së, Çeku, i cili ka konfirmuar nisjen e punimeve për rinovimin e tërësishëm të fushës.

Ky investim është paraparë të jetë 1.3 milion euro dhe mendohet të kryhet në verë, për të qenë gati për ndeshjet ndërkombëtare të klubeve të Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP