Manchester City gati të paguajë 150 milionë euro për Harry Kane

Manchester City është gati të paguajë 150 milionë euro për Harry Kane nëse ata marrin një indikacion nga Tottenham se mund të arrihet një marrëveshje.

Spurs kanë këmbëngulur se Kane nuk është në shitje pavarësisht dëshirës së sulmuesit për t’u larguar për në City dhe ata kanë refuzuar një ofertë prej 100 milionë funte nga kampionët e Premier League, shkruan Theguardian.

City nuk po heq dorë dhe po pret të shohë se si do të zhvillohet situata.

Kane do të kthehet në stërvitjet në grup me Tottenham të premten me kusht që testi i tij për Covid të enjten të jetë negativ.

Pep Guardiola konfirmoi të premten e kaluar se City dëshiron të sjellë Kane në një lëvizje që do të thyente rekordin britanik të transferimeve që ata vendosën javën e kaluar duke nënshkruar me Jack Grealish për 100 milionë funte.

“Nëse Tottenham nuk dëshiron të negociojë, ka përfunduar”, tha Guardiola.

“Nëse ata janë të hapur për të negociuar, unë mendoj se jo vetëm Man City, por shumë klube në botë duan të provojnë të nënshkruajnë me të”.

Go to TOP