Manchester City e gjen fitoren në Premier League
Manchester City është rikthyer te fitorja në Premier League, pasi ka mposhtur Bournemouth 3:1.
Pas humbjes zhgënjyese javën e kaluar ndaj Aston Villa, Pep Guardiola ka kërkuar reagim dhe ekipi i tij e ka bërë.
City ka kaluar herët në epërsi kur Erling Haaland ka realizuar pas asistimit të Cherki.
Megjithatë, Bournemouth nuk është dorëzuar dhe Tyler Adams e ka barazuar në minutat e hershme, duke shfrytëzuar gabimin e portierit Donnarumma. Por Haaland ka goditur sërish, duke shënuar për 2:1.
Në pjesën e dytë, Bournemouth ka pasur një mundësi të mirë për barazim, por City e ka menaxhuar lojën më mirë dhe Nico O’Reilly e ka shënuar golin e tretë, me një goditje të saktë në këndin e largët, që praktikisht e ka vulosur fitoren.
Në fund, Manchester City e ka mbyllur ndeshjen pa probleme dhe tani ngjitet në pozitën e dytë të tabelës, një pikë mbi Bournemouth që bie në vendin e katërt. Tabela e Premier League kryesohet nga Arsenal.
